75 Mall Live Search
10:28 / E Mërkurë, 23 Shkurt 2022 / B O

Arbana Osmani tregon kur do të nisë Big Brother VIP 2

Pas përfundimit të edicionit të parë të Big Brother VIP, Arbana Osmani ka zbuluar se kur do të nisë 2-shi.

Gjatë festës me të gjithë banorët e Big Brother, prezantuesja e njohur tregoi se edicioni i dytë do të nisë në fund të dhjetorit të këtij viti.

Ajo nuk ka dhënë detaje më shumë, megjithatë, Sabiani tregoi se vajza e tij, këngëtarja Keisi ka marrë vendimin që të jetë pjesë e Big Brother VIP 2.

Kujtojmë që balerini Ilir Shaqiri doli fitues nga shtëpia më e famshmë në Shqipëri, duke lënë pas Donald Veshajn.