Arbana Osmani tregon Live se është shtatzënë

Prezantuesja e njohur, Arbana Osmani ka treguar se është shtatzënë.
Ajo këtë lajm e bërë vet publik në fillim të spektaklit të sotëm të Big Brother Vip.
“Dua t’ju informoj se Big Brother VIP e kanë prezantuar 2 persona”, tha ajo teksa prekte barkun e saj.
“Më emocionuesi i karrierës sime, kjo jo vetëm sepse ka qenë i mbushur me emocione e tensione e presione e momente të bukura, por sepse unë doja ta ndaja me ju të parët këtë lajm. Big Brotherin këtë vit e kemi prezantuar dy veta”, tregoi ajo.
Arbana është nënë e dy fëmijëve.
Edhe sonte kur po mbahet finalja e Big brother VIP, Arbana nuk ka zhgënjyer me dukjen, teksa shihet e veshur me kostum elegant me dekolte të hapur dhe ngjyrë të kuqe.