Arbana Osmani tronditet nga vdekja e Shpat Kasapit
Arbana Osmani ka reaguar pas vdekjes së këngëtarit, Shpat Kasapi.
Moderatorja shqiptare e ka përjetuar rëndë lajmin për vdekjen e tij, duke thënë se ka pasur fatin të punojë para 20 vjetësh me të.
“Shumë i dhimbshëm lajmi për largimin e parakohshëm nga jeta të Shpat Kasapit, me të cilin kam patur fatin të punoj më shumë se 20 vjet më parë, në “Top Fest”, dhe ta ftoj në skenë me dhjetëra herë.
Faleminderit për muzikën, energjinë dhe buzëqeshjet e pakursyera që na ke dhuruar, Shpat. U prehsh në paqe” shkroi Osmani.
Mëngjesin e sotëm, mediat raportuan mbi vdekjen e Shpatit, që kishte udhëtuar drejt Italisë, raporton IndeksOnline.
Raportimet e para pohojnë se ai ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër./IndeksOnline/


