Arbana po e paralajmëron ‘Ferma VIP’? Detaji që e nxori zbuluar
Arbana Osmani ende nuk ka dhënë asnjë konfirmim zyrtar për “Ferma VIP”. As “po”, as “jo”. Por Instagrami duket se flet vetë.
Së fundmi, në një Story, Arbana shfaqet mes baltës dhe gjelbërimit, me çizmet ikonike Chanel, që zakonisht nuk përdoren për të ecur në baltë dhe kushtojnë mbi 1,150 dollarë.
Nuk ka shkruar “Ferma VIP”, nuk ka hashtag dhe nuk ka taguar Vizion Plus, por kombinimi i barit, baltës dhe çizmeve luksoze duket të jetë një sinjal i qartë pas aludimeve se ajo do të moderojë sezonin e tretë të reality show-t.
Burime pranë Vizion Plus i kanë thënë Anabel se Arbana do të jetë moderatorja e sezonit të tretë./Indeksonline/


