10:55 / E Martë, 19 Tetor 2021 / AR

Arbana s’e mban dot veten për ditëlindjen e parë të djalit

Për Arbana Osmanin sot është një ditë e veçantë, pasi ajo është bërë nënë për herë të dytë.

Në një postim në Instagram, prezantuesja e njohur nuk i ka mbajtur dot emocionet dhe i ka dedikuar të birit fjalët më të ëmbla, duke e quajtur bekimin më të madh dhe dhuratën më të papritur.

“Gëzuar ditëlindjen Dielli im i vogël, dhurata më e papritur dhe më e bukur që më bëri Zoti, bekimi që më risolli besimin se mrekullitë ekzistojnë dhe se Dielli mund të lindë sërish.

Ma ke ndriçuar jetën o Diell, të jam gjithë jetën mirënjohëse. Të do shumë, mama”, kanë qenë fjalët që Arbana ka ndarë me gjithë ndjekësit e saj.

Dielli është bekimi i dytë në jetën e Arbana Osmanit si nënë, fryt i dashurisë së saj me Eduart Grishaj. Ajo është njëherësh edhe nëna e një djali më të rritur, Jonit i cili siç shihet edhe në foton që ka ndarë Arbana, ka në jetën e tij dhuratën më të bukur, një vëlla të vogël.