Arbana tregon se kur do të rikthehet me emisionin e saj!

Prezantuesja shqiptare Arbana Osmani njihet për paraqitjen e saj në shumë emisione të ndjekura dhe është mjaft e dashur nga publiku shkruan Indeksonline.
Ajo është përfolur shumë edhe për jetën e saj private duke qenë në fokus të mediave rozë.
Së fundmi ajo ka bërë të ditur se kur do të rikthehet emisioni i saj, pasi për shkak të pandemisë ai nuk po ka mundësi të realizohet.

“Për të gjithë ata që me pyesin cdo ditë (cdo ore e cdo minut?) (duatetebejtelumtur) do të kthehet ne ekran sapo situata te jete qetesuar dhe kushtet te jene te favorshme dhe ambjenti i sigurt per personazhet dhe punonjesit tane”, ka bërë të ditur ajo perms llogarisë së saj në Instagram. /IndeksOnline/