75 Mall Live Search
11:14 / E Enjte, 29 Shtator 2022 / AR

Arbana zbulon surprizën, ja ku do e shohim këtë sezonë!

Arbana Osmani ka punuar gjithë këtë kohë për një surprizë që vetëm tani ka dalë në sipërfaqe.

Moderatoren shumë të dashur për publikun do e shohim shumë shpejt aktore në kinema. Këtë e ka zbuluar vetë Arbana, e cila do të luajë filmin e Eduart Grishajt me titull “Sophia”.

Një eksperiencë e re kjo për Arbanën, e cila ka shfaqur talent edhe në një fushë tjetër.

“Takimi ynë i parë për këtë sezon do të jetë në…. Kinema. Së shpejti filmi Sophia”, shkruan Arbana duke ndarë disa foto e video nga xhirimet.

Për video klikoni KËTU.