Arbeloa “çon” në qiell Pitarch: Ai përfaqëson akademinë tonë
Real Madridi ka marrë fitoren më të madhe të javës.
Ata mposhtën Manchester Cityn, me rezultat bindës 3-0 duke treguar dhe njëherë se është një nga favoritët për trofeun me vesh të mëdhenjë, ndonëse pati mungesa të shumta.
Në ndeshje janë aktivizuar edhe lojtarë të akademisë së Realit, “La Fabrica” ndër ta edhe mesfushori, Thiago Pitarch.
Rreth performancës së tij mori lëvdata nga trajneri i “Los Blancos”, Alvaro Arbeloa.
“I kuptoj dyshimet, por gjithmonë i kam pasur të qarta. Thiago është një lojtar shumë i mirë dhe jam i lumtur për të. Ai përfaqëson akademinë tonë”, u shpreh Arbeloa.
Pitarch, ka bërë 5 paraqitje me Realin ndërsa ende nuk arritur të shënojë ndonjë gol apo asist./IndeksOnline/

