Arbeloa pas humbjes: La Liga ende nuk ka përfunduar
Real Madridi ka pësuar një tjetër humbje në La Liga.
Ata u mposhtën nga rivali i të njëjtit qytet, Getafe me rezultat minimal 0-1 e cila shihet si një fitore befasuese.
Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa foli pas kësaj humbje duke thënë se do të luftojnë deri në fund.
“La Liga nuk ka mbaruar. Do të luftojmë deri në fund. Ky është Real Madridi, ne nuk dorëzohemi kurrë”, deklaroi Arbeloa./IndeksOnline/

