Arbeloa për Mbappen: Shpresojmë që të kthehet pas disa ditësh ose javësh
Ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe nuk po kalon një kohë të mirë së fundi.
Kjo pasi që francezi, ka pësuar një lëndim të ri gjatë kësaj jave ku humbi edhe ndeshjen e kthimit të play-offit të Ligës së Kampionëve ndaj Benficës.
Për lëndimin e Mbappes-ë foli edhe trajneri i “Los Blancos”-it, Alvaro Arbeloa.
“Gjëja më e mirë ishte të ndalej dhe të rikuperohej. Ai nuk mund të luajë. Shpresojmë që të kthehet pas disa ditësh ose javësh”, deklaroi Arbeloa./IndeksOnline/

