Arbeloa pritet të ketë punë të “lehtë” në tri ndeshjet e para me Realin
Alvaro Arbeloa është trajneri i ri i Real Madridit.
Ai ka zëvëndësuar ish-bashkëlojtarin e tij, Xabi Alonson në këtë pozitë gjatë ditës së sotme.
Pozita e trajnerit të ekipit të parë ishte hapi logjik për legjendën e Realit, pasi që kishte qenë trajner në të gjitha grupmoshat e “Los Blancos”.
3 ndeshjet e tij të para pritet të jenë starti perfekt për të, pasi që do ta nis me Albaceten me Kupën e Mbretit dhe më pas në La Liga ndaj Levantes dhe Monacos në Ligën e Kampionëve.
Arbeloa, ka pasur sukses si trajner i grupmoshave ku ka fituar tituj të shumtë.
Mbetet të shihet se a do ta ketë të njëjtin sukses edhe me skuadrën e parë./IndeksOnline/

