75 Mall Live Search
15:35 / E Shtunë, 20 Maj 2023 / Gj. Sh

Arben Fetahu, zgjidhet anëtar i Bordit të FIBA Evropës

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, është zgjedhur anëtar i Bordit të FIBA Evropës.

Në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës, e cila është mbajtur sot në Munich të Gjermanisë, Fetahu ka marrë 39 vota dhe ka fituar të drejtën e mandatit për të qenë pjesë e Bordit, shkruan IndeksOnline.

Lajmi është konfirmuar edhe nga FBK-ja, ku i është gëzuar tejmase këtij lajmi.

“Një lajm i jashtëzakonshëm vjen nga Munihu. Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu është zgjidhur anëtar i Bordit të FIBA Evropës. Ky është një sukses i madh për Federatën e Basketbollit e Kosovës dhe Basketbollin e Kosovës. Fetahu është i pari nga sporti i basketbollit nga rajon që zgjidhet anëtar i Bordit të FIBA Evropës. I pari i basketbollit të Kosovës është edhe anëtar i Komisionit Ligjor (FIBA Europe Legal Commission), njofton FBK-ja.

Në asamblenë e përgjithshme po merr pjesë edhe sekretarja e përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, e cila është anëtare në Komisionin e të Rinjve (FIBA Europe Youth Commission).

Fetahu dhe Dushku kanë marrë mirënjohje për punën që kanë bërë gjatë periudhës 2019-2023”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/