Arben Gashi-Besa Ismailit: Se kuptova as për çka e ka fjalën, e bëri një akuzë për mu se di çka ju kujtua!

Gjatë raportimi të Kryeministrit Hoti në Kuvendin e Kosovës ka pasur një replikë mes deputetes së PDK-së, Besa Ismaili dhe Deputetit të LDK-së, Arben Gashi. Pas fjalës së deputetes Ismaili, ka replikuar deputeti Gashi duke thënë:
“Ajo çka mujë me thanë është se si deputet dhe si kryetar i Grupit Parlamentar i LDK-së dhe këtu e shprehi vullnetin e grupit parlamentare të LDK-së. Tendenca me kufizu debatin po me duket e pa drejtë. Rezolutën e konsiderojë të arsyeshme dhe LDK e përkrahë me një ndryshim që pas çdo vizite të vijë të raportojë në kuvend, të ndryshohet të bëhet në bazë të rregullores së Kvendit të Kosovës.