Arben Gashi i del në mbrojtje Zemajt që grushtoi qytetarin: Armendi qëndron i palëkundur
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i ka dalë në krah bashkëpartiakut të tij, Armend Zemajt, i cili sot e grushtoi një qytetar në shesh.
Zemaj ka thënë se “dhuna – qoftë verbale apo në çfarëdo forme tjetër – ndaj përfaqësuesve institucionalë duhet të marrë emërtimin e merituar”.

“Dhuna – qoftë verbale apo në çfarëdo forme tjetër – ndaj përfaqësuesve institucionalë duhet të marrë emërtimin e merituar, sepse nuk është vetëm ndaj individit, por ndaj vetë funksionit publik që ai përfaqëson. Në një shoqëri demokratike, kritika është e domosdoshme dhe e shëndetshme, por dhuna nuk ka vend. Armendi Zemaj qëndron i palëkundur”, ka shkruar Gashi.
Vetë Zemaj ka kërkuar falje, duke thënë se ka vepruar në afekt të vetëmbrojtjes.

