12:29 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Arben Gashi ia tërheq vërejtjen Vjosa Osmanit: Miqësisht mos replikoni nga karrigia e kryetares së Kuvendit

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i ka tërhequr vërejtjen kryetares së Kuvendit të Kosovës, njëherit bashkëpartiakes së tij, Vjosa Osmani, që të mos replikojë nga karrigia e Kuvendit, raporton IndeksOnline.

“Miqësisht të them që të mos replikosh nga karrigia e kryetares së Kuvendit, po të dalësh në foltore”, i tha Gashi, Osmanit.

Ndërsa Gashit i është përgjigjur kryetarja e Kuvendit Osmani, e cila i ka thënë se për shkak të situatës pandemike, kemi kërkuar që mundësisht secili të flasë nga karriget e tij e të mos paraqitet në foltore.