75 Mall Live Search
21:39 / E Enjte, 29 Janar 2026 / Z S

Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshkrimet për president

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se ka zëra se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj po mbledh nënshkrimet për tu zgjedhur president i vendit.

Sipas Gashit të LDK-së, kjo parti nuk ka mundësi që të propozjë një emër për president për shkak të numrit të vogël të deputetëve.

Theksojmë se çështja e presidentit të Kosovës pritet të jetë njëra nga tema kryesore në këtë fillim të vitit.

Kjo pasi që mandati i Vjosa Osmanit pritet të mbarojë në prill të këtij viti./Indeksonline/