Arben Gashi komenton letrën e Kurtit ndaj Abdixhikut: Ishte me përulësi dhe respekt, por…

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se partitë politiket duhet të ulën në tryezë bisedimi për të zhbllokuar situatën aktuale.
“Partitë politike duhet me bisedu për me shtensionu situatën. Gabimet e Kurtit janë të përsëritura, por duhet të gjejmë zgjidhje. Duhet ti themi atij vazhdo ose tërhiqu. Diskutimi është i domosdoshëm dhe nuk duhet t’i ikum. Nëse Kurti do partneritet, nuk duhet ti interesojnë çështjet e brendshme të LDK-së. Letra ishte me përulësi dhe respekt, por kishte elemente të ulta” ka thënë Gashi./Indeksonline/