11:11 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Arben Gashi pyet Haradinajn: A i ke 61 deputetë për ta votuar buxhetin?

Përgjatë zhvillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, për projektbuxhetin e vitit 2018, Qeverisë së Kosovës i është parashtruar një pyetje.

Deputeti nga radhët e LDK-së, Arben Gashi ka pyetur kryeministrin Ramush Harainaj se a kanë 61 deputetë të cilët përkrahin këtë qeveri dhe projektbuxhetin e vitit 2018, shkruan Indeksonline.

“Nuk ka mundësi që në projektin e vet kryesor për  vitin 2018, pra projektbuxhetin e Kosovës ta kalojë as në leximin e parë e lëre më n leximin e dytë. I duhen tri ditë që duhet të mbërrijë deri tek pika që ky buxhet të procedohet në Kuvend e lëre më të arrihet në pikën e duhur”, ka thënë Gashi, shkruan Indeksonline.

Ai gjithashtu ka thënë se duhet kuptuar situata e rëndë në të cilën është Qeveria dhe e gjithë kjo po bartet në vend.

“Të mos jetë këtu gjuha e urrejtjes dhe sulmeve ndërpersonale me njëri-tjetrin por problemet të trajtohen ashtu siç janë. Konkluzoni i kësaj situate është s’ka as interpretim të rregullores as asgjë. Është shumë e thjeshtë a kë 61 deputet që përkrahin qeverinë dhe projektin kryesor për vitin 2018?

Bëhet fjalë për leximin e parë, lëre më për leximin e dytë”, ka përfunduar Gashi.

Duhet përkujtuar që Kuvendi ndërkohë ka propozuar që çështja e votimit të projektbuxhetit 2018, të vazhdojë të dielën, propozim ky i kundërshtuar nga opozita./Indeksonline/