Arben Gashi tërthorazi VV-së në 100 ditshin e Hotit: Projekti juaj ishte izolimi, i yni është hapja

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi me fjalë të mëdha e me plotë lëvdata ka folur për 100 ditshin e Qeverisë Hoti, ai ka thënë se Kosova nga një izolim total ka arritur të përfaqësohet edhe në Shtëpinë e Bardhë e edhe të pakësoj rastet të prekura me COvid-19, raporton IndeksOnline.
Ai ka lavdëruar ministrin Armend Zemaj, për menaxhimin që i ka bërë situatës, duke thënë se derisa ai është në krye të Ministrisë së Shëndetësisë janë arritur të zvogëlohen dukshëm numrat, janë sjellur mbi 400 respiratorë ne vendin tonë si dhe është arritur që specializantët të mbahen në Kosovës e të mos ikin prej saj, duke i punësuar në sistemin shëndetësor.
Ai ka kritikuar deputetët që nuk po votojnë projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, duke shtuar se kësaj situate shumë shpejtë do t’i vije fundit.
Aika kritikuar në mënyrë të tërthortë ish partnerinë qeveritarë VV-në, duke thënë se projekti i tyre ishte izolimi e i qeverisë Hoti ëshytë hapja./IndeksOnline/