Arben Kadriu zgjidhet kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Gjilanit

Gjilani nga viti i ardhshëm do të ketë kryeprokuror të ri në Prokurorinë Themelore të Gjilanit.
Indeksonline mëson që Arben Kadriu ka arritur të fitoj garën kundër Agron Ukës.
Kadriu ka marr gjashtë vota, kurse Uka vetëm pesë vota. Ai do ta zëvendësoj Jetish Malokun.
Mandati i kryeprokurorëve është katër vjeçar dhe të njëjtit do fillojnë punën në këto pozita nga 1 janar 2021./Indeksonline/