75 Mall Live Search
10:58 / E Premte, 19 Dhjetor 2025 / S Z

Arben Mustafa, 5-shi i PDK-së tregon 5 zotimet për ekonominë

Numri 5 në listën e PDK-së, Arben Mustafa, ka nisur shpalosjen e plan programit për ekonominë duke thënë se programi i subjektit të tij është i ndërtuar mbi 5 shtylla të fuqishme.

Ai përmes një video që ka publikuar në Facebook tha se programi i Partisë Demokratike është garancë për stabilitet, mirëqenie dhe zhvillim për Kosovën.

Mustafa tha se me PDK-në në qeverisje dhe Bedri Hamzën kryeministër të Kosovës do të ketë më shumë mirëqenie për të gjithë, çmime më të ulëta, plan konkret për rini, biznes dhe zhvillim, energji dhe infrastrukturë dhe siguri dhe drejtësi, për ata që humbin vendin e punës.