75 Mall Live Search
15:35 / E Mërkurë, 24 Dhjetor 2025 / A

Arben Mustafa: 950 milionë euro Vuk Hamoviqit, e qytetet e fshatrat e Kosovës pa rrymë me orë të tëra

Arben Mustafa ka reaguar ashpër ndaj situatës energjetike në Kosovë, duke akuzuar qeverisjen aktuale për keqmenaxhim dhe korrupsion në sektorin e energjisë. Sipas tij, refuzimi i gazit amerikan dhe mungesa e investimeve në termocentralet vendore kanë sjellë pasoja të rënda ekonomike dhe sociale për qytetarët.

Mustafa thekson se gjatë pesë viteve të fundit, mbi 950 milionë euro janë shpenzuar për blerjen e energjisë elektrike nga Serbia dhe biznesmeni Vuk Hamoviq, ndërkohë që qytete dhe fshatra të tëra në Kosovë përballen me ndërprerje të gjata të energjisë elektrike.

“Familje pa ngrohje, biznese të bllokuara dhe humbje të përditshme ekonomike – kjo është realiteti që po e përjetojnë qytetarët. Kjo nuk është paaftësi rastësore, por keqqeverisje dhe korrupsion,” ka deklaruar Mustafa.

Ai shton se situata aktuale dëshmon mungesën e një strategjie afatgjatë për zhvillimin e sektorit energjetik dhe sigurinë energjetike të vendit, duke kërkuar ndryshim urgjent të qasjes qeveritare.

Në fund, Mustafa bën thirrje për zhvillim dhe mirëqenie, duke theksuar se koha për vendime të mëdha dhe në interes të qytetarëve është tani, ndërsa shpreh mbështetje për vizionin politik të Bedri Hamzës për Kosovën.

KLIKO