12:05 / E Premte, 19 Mars 2021 / Blerim

Arben Simitçiu publikon listën e futbollistëve, shumë ndryshime

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futsall, Arben Simitçiu, e ka publikuar listën e lojtarëve për dy miqësoret e muajit prill kundër Holandës.

Këto ndeshje do të zhvillohen më 5 dhe 6 prill në Zeist. Dardanët e futsallit do të grumbullohen më 1 prill, derisa më 3 prill nisen për në Holandë.