75 Mall Live Search
11:04 / E Martë, 07 Dhjetor 2021 / LB

Arben Vitia bojkoton ceremoninë e betimit të Përparim Ramës si kryetar i Prishtinës

Arben Vitia nuk ka marrë pjesë në ceremoninë e betimit të kryetarit të ri të Prishtinës dhe të anëtarëve tjerë të Kuvendit komunal të Prishtinës.

Vitia i cili ishte kandidat i VV-së për kryetar të Prishtinës është asamblist i këtij subjekti.

Ai nuk dihet nëse do të heq dorë nga posti i asamblistit për t’ia liruar vendin dikujt tjetër.

Ndryshe, kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama e ka dhënë betimin si kryetar i ri i kryeqytetit në seancën e sotme inauguruese të Kuvendit komunal të Prishtinës.