21:58 / E Mërkurë, 10 Nëntor 2021 / AR

Arben Vitia: Kryeministri Kurti qëndron prapa meje, bashkë në vizionin tonë për Prishtinën

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetar të Prishtinës, Arben Vitia tha se ai është favorit për të marr drejtimin e Prishtinës pasi që ka përkrahjen e Qeverisë së Kosovës. 

“Programi kur është bërë se është bërë me secilën ministri të linjës duke e kostuar. Kryeministri Kurti qëndron prapa meje, bashkë në vizionin tonë për Prishtinën“, tha Vitia në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

Ai tha se do të bëhen 150 milionë euro investime në rrugë të reja parkingje dhe shumë projekte të tjera.

“Me përkrahjen e Qeverisë  e sidomos të kryeministri Kurti do të bëhen punë të mira, pasi që nuk kemi kohë për të humbur”, tha Vitia.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetar të Prishtinës, Arben Vitia tha se ai nuk do të ketë polarizime me qeverinë sikurse në qeverisjet e kaluara të Prishtinës.