75 Mall Live Search
11:08 / E Mërkurë, 13 Tetor 2021 / OSH

Arben Vitia merr mbështetje të madhe në Hajvali

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia, dje ka marrë mbështetje të madhe nga qytetarët e Hajvalisë, shkruan IndeksOnline.

Ai në këtë tubim ishte nën shoqërimin e kryeministrit Albin Kurti që foli për mbështetjen e ndryshimit nga niveli qendror.

Vitia ndau disa pika programore që prekin aspektet kyçe të jetës së banorëve në këtë pjesë të qytetit

“Me qytetarët e Hajvalisë që si mbështetës të VETËVENDOSJE!-s kanë qenë përcaktues për fitoret tona e sidomos në kryeqytet, bashkë me kandidatët për Kuvendin Komunal, Rita Zeqirin dhe Mirsad Vitinë, Kryeministrin Kurti që foli për mbështetjen e ndryshimit nga niveli qendror, Kryetari i ri i Prishtinës Arben Vitia dje edhe në formë bashkëbisedimi ndau disa pika programore që prekin aspektet kyçe të jetës së banorëve në këtë pjesë të qytetit. Bashkëpunimi mes qytetarit dhe Komunës do të jetësohet e punët e mira për zhvillimin e Prishtinës do të bëhen bashkë, ishte ndjesia, vota për numrin 144 dhe Arben Vitinë Kryetar të Prishtinës, ishte bindja”, shkroi ai./IndeksOnline/