Arben Vitia nis fushatën me ekspozitë në sheshet e kryeqytetit

Para qytetarëve të Prishtinës, në formë ekspozite, është prezantuar planprogrami qeverisës i Lëvizjes Vetëvendosje në krye me Arben Vitinë.

Me këtë plan, Lëvizja Vetëvendosje zyrtarisht ka hapur fushatën për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

“Programi Qeverisës për Prishtinën i prezantuar sot në formë ekspozite në sheshin qendror, hapi fushatën tonë zgjedhore.
Kryetari i ri i Prishtinës, Arben Vitia, së bashku me Kryeministrin Kurti, Kryekuvendarin Konjufca, ministrat, deputetët e anëtarët tanë, i bashkëbiseduan projektet e prezantuara me qytetarët e kryeqytetit.
Programi jonë qeverisës që jep zgjidhje për problemet e shumëfishta në Prishtinë do të fillojë të jetësohet me 14 nëntor, me numrin 144” thuhet në një komunikatë të partisë.

