Arben Vitia prezanton planin për parkun e ri të Prishtinës, bën edhe pak shaka

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Arben Vitia, përmes një video ka prezantuar planin për parkun e ri të kryeqytetit, shkruan IndeksOnline.
Ai tha se parku do ta rrisë cilësinë e jetës brenda qytetit, dhe do t’i lidhë lagjet e rëndësishme të Prishtinës mes vete.
Vitia videon e shoqëron edhe me një shaka ku përfshira pjesa e “rrënimit” të Pllatit të rinisë.
“Plani im për Parkun e ri të Prishtinës do ta rrisë cilësinë e jetës brenda qytetit, dhe do t’i lidhë lagjet e rëndësishme të Prishtinës mes vete.
Por, ka edhe diçka të rëndësishme që NUK do të rrënohet.
Shikojeni videon e plotë për detajet 😃
#prishtinAVoton”, tha ai në postim./IndeksOnline/