08:49 / E Premte, 01 Tetor 2021 / OSH

Arben Vitia pritet të jap sot dorëheqje nga MSH

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paralajmëruar që do të mbaj konferencë për media në ora 11:00.

IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se Vitia sot do të ofroj dorëheqjen nga posti i ministrit së Shëndetësisë.

Po ashtu, burime të sigurta për IndeksOnline pohuan se vendin e tij do ta zë zëvendësministrja aktuale, Dafina Gexha.

Ndryshe, për zgjedhjet lokale të 17 tetorit për kryetar të komunës së Prishtinës kandidojnë: Uran Ismajli nga PDK, Përparim Rama nga LDK, Arben Vitia nga LVV, Daut Haradinaj nga AAK dhe Gëzim Mehmeti nga AKR./IndeksOnline/