75 Mall Live Search
19:48 / E Martë, 17 Gusht 2021 / OSH

Arben Vitia: Të hospitalizuarit në QKUK janë të pavaksinuar – të vaksinuarit po e kalojnë më lehtë virusin

Minisitri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të vaksinohen edhe gjatë ditës së shtunë, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se ka vaksina të mjaftueshme dhe qytetarët mund ta zgjedhin se cilin lloj të vaksinës duan të marrin,

Ai pohoi se rastet e reja të infektimit me Covid19 në QKUK janë persona të pavaksinuar.

Kurse, Vitia shtoi se të infektuarit të cilët janë të vaksinuar po e kalojnë më lehtë virusin.

“Qendrat e vaksnimit do të punojnë edhe në ditën e shtunë. Kemi vaksina të mjaftueshme.

Qytetarët mund ta zgjedhin se cilin lloj vaksinës që duan ta marrin.

Vaksinimi është mundësia jonë e vetme për t’iu përgjigjur virusit.

Nga QKUK u bë e ditur janë raste të qytearëve të cilët nuk janë të vaksinuar.

Po ashtu nga QKUK bënë të ditur se personat që kanë qenë të vaksinuar janë duke kaluar sëmundjen shumë më lehtë dhe kanë kohë më të shkurtër të mjekimit”, tha ai.

Vitia bëri të ditur se masat e reja që pritet të miratohen nesër do të jenë në fuqi deri më 1 shtator./IndeksOnline/