75 Mall Live Search
17:51 / E Hënë, 24 Maj 2021 / AR

Arben Vitia thërret për takim të mërkurën kryetarët e komunave, priten masat e reja

Të mërkurën ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka ftuar për një takim virtual kryetarët e komunave të Kosovës.

Takimi virual, siç mëson Indeksonline, i paraparë për datën 26 maj, do të fillojë në ora 10:00.

Në këtë takim pritet të diskutohet për procesin e deritashëm të vaksinimit nëpër komuna, situatën epidemiologjike si dhe pritet të diskutohet për masat e reja në përballje me pandeminë Covid-19.

Po ashtu në takimin e së mërkurës është paralajmëruar mundësia e heqjes së orës policore.

Kujtojmë që nesër në ora 18:00 Gastronomët e Kosovës do të dalin në protestë në sheshin “Skënderbeu” para objektit të Qeverisë.

Ata vazhdimisht kanë paraqitur kërkesat e tyre për largimin e masave antiCovid, në mënyrë që të mbahen dasmat e festivalet./Indeksonline/