75 Mall Live Search
12:21 / E Premte, 04 Tetor 2024 / L K

Armend Zemaj i kërkon llogari ministrit Vitia, ai ia numëron “sukseset”

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ende po vazhdon raportimin e tij në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, lidhur me strategjinë Legjislative të MSh-së dhe zhvillimet në sektorin e shëndetësisë.

Vitia gjatë raportimit ka pasur një përplasje më deputetin e LDK-së, Armend Zemaj.

Zemaj iu drejtua Vitisë se dikush duhet të jap përgjegjësi në lidhje me investimet dhe “matematikat” që sipas deputetit të LDK-së janë zero.

“Renovimet ato respekt, kur të mundeni me bo diçka është e mirë, mirëpo ato që në dëshirojmë apo i shohim ndryshe si reformë, sepse të investimet kapitale ka pas gati 2-3 vite zero, viti i fundit nëse kanë filluar mirë është me u bë diçka, mirëpo ka pasur vite të humbura, ki ndërtime të QKMF-së në Ferizaj me zero, Istog zero, Drenas zero, në shumë investime në që po flasim janë zero, ato që kanë qenë detyrë e Ministrisë për t’i përmbushur”, ka thënë Zemaj, përcjell IndeksOnline.

“Nuk është e vërtet dhe nuk ka qenë e vërtet asnjëherë që nuk ka pasur plan për dhënien e specializimeve, as qe nuk ka pasur mentor klinikë, asnjëherë nuk ka qenë e vërtet që ka pasur mbingarkim të tepërte që dikush nuk ka mbajtur mi mbikëqyr edhe e fundit asnjë ndryshim nuk është në këto të tjerat, publikisht po të them merre bordin për shkollim specialistik që e ki dhe bëjmë debat profesional”, tha ndër tjerash Zemaj./IndeksOnline/