Arbenita feston ditëlindjen, kalon momente romantike me Feron
Modelja shqiptare, Arbenita Ismajli sot feston ditëlindjen e saj. Afër saj në minutat e parë të ditëlindjes së saj ishte edhe i dashuri, reperi Fero.
Ata së bashku kaluan disa momente romantike, ku nuk hezituan t’i ndajnë me ndjekësit, transmeton Indeksonline.


Fero së bashku me Arbenitën prenë tortën e ditëlindjes. Po ashtu, modelja mori dhurata të ndryshme.

Që nga koha që dyshja janë lidhur, kanë marrë gjithmonë vëmendjen me momentet e tyre romantike./Indeksonline/
