Arbenita ironizon me urdhër-arrestin: “Dërgesat në burg…”

Edhe zyrtarisht, për ish-bashkëshorten e Feros, Arbenita Ismajli, tani ka urdhër-arrest ndërkombëtar.
Ajo ka muaj që nuk e ka sjellur të bijën, Ninën, në takime me të atin, ashtu siç ka përcaktuar Gjykata kujdestarinë për vajzën, shkruan IndeksOnline.
Për këtë arsye, për bukuroshen shqiptare është shpallur urdhër-arrest.
Por, duket se Arbenita nuk po shqetësohet për këtë gjë.
Duke postuar fotografi nga pushimet në Francë, pa një lokacion të saktë, ajo po injoron komentet e shumta që po e apelojnë të sjellë vajzën në vendlindje.
Pak pasi postoi një fotografi të Ninës, duke dëshmuar që vajza është me të, Arbenita ka ironizuar me urdhër-arrestin duke shkruar mbi një fotografi me lule: “Dërgesat në burg janë kështu…”.
Ende nuk dihet se sa kohë do të marrë kthimi dhe vendosja e saj përpara autoriteteve.
