22:52 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Arbenita muslimane e me qafore kryq në qafë

Arbenita Ismaili nuk është emër i panjohur për publikun shqiptar.

Modelja e cila jeton e vepron në Angli njihet edhe si e dashura e reperit kosovar Feros.

Shohim shpesh postime të ndryshme nga modelja me të cilat rrëmben çdo herë vëmendje, ku së fundmi Arbenita ka sqaruar një dilemë.

Ajo thotë se ka prej ndjekësve që e kanë vënë re se ndonëse është muslimane ajë qafore me kryq.

“Kam prej atyre që më komentojnë se pse vë qafore me kryq përderisa jam muslimane. Ajo për mua do të thotë thjesht qafore. Ndoshta nuk jam shembull i mirë, por jam krenare që jam muslimane dhe asgjë në tokë nuk mund ta ndryshoj këtë”, ka shkruar Arbenita tek sa e bën të ditur arsyen e vënies së qafores së tillë.