75 Mall Live Search
11:39 / E Mërkurë, 10 Shtator 2025 / H F

Arbenita nuk ndalet, ndan një tjetër mesazh

Pas deklaratave të bujshme për marrëdhënien me ish-partnerin Fero, modelja Arbenita Ismajli ka tërhequr sërish vëmendjen me një postim të ri në rrjetet sociale.

Këtë herë, ajo ka ndarë një video të vajzës së saj, Ninës, ku në sfond dëgjohet një mesazh me tone reflektuese, transmeton IndeksOnline.

“Unë thjesht nuk mendoj që në këtë kohë jemi të destinuar të jetojmë një jetë të parehatshme. Nuk e kam vullnetin.”

Ky audio i shkurtër por i ngarkuar emocionalisht, duket se pasqyron gjendjen e brendshme të Arbenitës dhe vendimin e saj për të mos e pranuar më një realitet të vështirë.

Postimi u interpretua si një mesazh i heshtur për publikun: pavarësisht sfidave të së kaluarës, ajo është e përkushtuar të ndërtojë një jetë më të qetë dhe më të shëndetshme për veten dhe vajzën e saj.