75 Mall Live Search
18:32 / E Enjte, 14 Prill 2022 / OSH

Arbenita prezanton shoqëruesen simpatike në fotosesionet e saj

Arbenita Ismajli nuk e ka ndalur punën e saj si modele, edhe pasi u bë nënë e një vajze.

Ajo vazhdon bashkëpunimin me marka të njohura pasi është pjesë e një agjencie për modele në Angli, shkruan indeks online.

Atë po e shoqëron vajza e vogël, videoja u postua në instastory në “Instagram” nga vet Arbenita, si duket ajo nuk po e lë aspak vetëm fëmiun e saj.

Vajza ishte ulur poshtë në dyshime, teksa mamaja po vazhdonte të bënte punën e saj e veshur në kostum të bardhë, ajo dukej mjaft elegante./IndeksOnline/