75 Mall Live Search
16:42 / E Shtunë, 20 Janar 2024 / MSH

Arbenita shijon pushimet, kësaj radhe me vajzën e saj

Modelja e njohur Arbenita Ismajli ka kohë që ka nisur pushime të gjata.

Pas pushimeve në Kolumbi javën e kaluar, këtë javë ajo ka zgjedhur si destinacionin Dubain.

Me vete ka marrë edhe Ninën, vajzën e saj, me të cilën po kalon kohë kualitative.

Nënë dhe bijë kanë pozuar përpara kamerës në disa fotografi të cilat Arbenita i ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.