00:53 / E Shtunë, 18 Janar 2020

Arbenita thotë se video që u publikua është gjë e kotë, me Feron nuk e ndajnë asnjëherë!

Është publikuar një video ku Arbenita Ismajli shihet teksa puthet me Kened Tahirin.

Në lidhje me këtë ka reaguar Kenedi ku tha se i është hakuar llogaria e tij në Snapchat, shkruan Indeksonline.

Edhe Arbenita reagoi ku i kërcënoi mediat shqiptare, dhe tha se do të përballen me autoritetet angleze.

E tani ajo bëri një postim tjeter ku tha se Kenedi është ish i dashuri i saj, dhe se është çmenduri qe ai akoma i mban fotografitë e tyre prej 4 vitesh.

Më tutje ajo shtoi se ai e bëri këtë vetëm për famë, dhe videon e përdori kundër saj.

Arbenita poashtu tha se nuk është ndarë me Feron dhe se e dashuron atë./Indeksonline/