13:32 / E Mërkurë, 01 Prill 2020 / indeksADMonline

Arbenita u ‘bllokua’ në Londër, s’po i rrihet pa Feron

Përhapja e pandemisë COVID-19 ka bllokuar shumicën e shteteve të botës, duke u mbyllur kufijtë, anulimi i mjeteve të transportit ajror dhe tokësor e shumë ngjarje të mëdha sportive e kulturore.

Kjo ka bërë që edhe modelja shqiptare, Arbenita Ismajli e cila karrierën e ka të ndërtuar në Londër, të mbes në shtetin britanik.

Arbenita e cila edh më shumë u bë e njohur për publikun si e dashura e reperit, Fero, ka treguar se ka mbetur në Londër e vetme dhe po ndjenë mungesën e familjes dhe të dashurit.

“Kam ngecur në Londër. Nuk mund të kthehem për të takuar familjen dhe të dashurin. Shpresoj që e gjithë kjo të përfundojë mirë,” ka shkruar modelja.

Kujtojmë që Fero prej kohësh është zhvendosur në Gjermani ku edhe po punon për projekte të reja./Indeksonline/