75 Mall Live Search
21:17 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Arbenita u puth me dikë tjetër, reagon Fero

Sot gjatë ditës u publikua një video ku shihet e dashura e reperit, Fero, Arbenita Ismajli duke u puthur me një mashkull tjetër.

Bëhej fjalë për Kened Tahiri, një model dhe menaxher i një klubi të njohur në kryeqytet, i cili menjëherë pas lajmit përmes një InstaStory tha se i është hakuar llogaria e tij në Snapchat, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, reagimi i Arbenitës ishte se të gjitha faqet që po shpërndajnë gjëra të kaluara nga jeta e saj private do të përballen me autoritet dhe ligjin e Anglisë: burg ose shuma të mëdha parash!.

Por, deri më tani nuk kishte asnjë reagim nga reperi Fero, i cili së fundi publikoj një fotografi, sipër të cilës ka shkruar “Edhe po boj qef, bëni para në vend që të më urreni mua, ka shumë para atje jashtë”.

Kështu ai duket nuk është i prekur nga ngjarjet e fundit, dhe se interesi i ti është vetëm fama dhe parat.

Ndryshe, ai sot  lansoj këngën e re me videoklip “Marijuana”./Indeksonline/