75 Mall Live Search
15:49 / E Martë, 23 Janar 2024 / LB

Arbër Hoxha debuton me Dinamo Zagreb-in në kampionat

Dinamo Zagreb, pret sot si nikoqir klubin tjetër nga i njëjti qytet Lokomotivën e Zagrebit.

Lojtari kosovar Arbër Hoxha, pritet të debutojë sot për Dinamon ku do ketë një mundësi të mirë për të treguar cilësitë e tij te gjiganti kroat.

Dinamo publikoi formacionin startues për ndeshjen e sotme që do luhet në Maksimir në orën 17, ku përveç Hoxhës luan dhe kapiteni shqiptar i Dinamos Arijan Ademi.