75 Mall Live Search
21:41 / E Shtunë, 30 Mars 2024 / G T

Arbër Hoxha fiton derbin kroat ndaj Emir Sahitit, futet në garë për titull

Dinamo Zagreb ka fituar derbin e javës së 28-të në Kroaci, pasi mposhti minimalisht 1:0 Hajduk Splitin.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi kroat, Petkovic në minutën e 38’të, shkruan Indeksonline

Për Dinamon luajti Arbër Hoxha, i cili mori notën 6.9, kurse te Hajduku luajti Emir Sahiti dhe u vlerësua me notën 6.1.

Kujtojmë që në këtë ndeshje luajtën edhe dy lojtarët tjerë shqiptarë, Leon Dajaku dhe Ademi.

Me këtë fitore, Dinamo Zagreb shkon në kuotën e 57 pikëve në pozitën e dytë, pesë më pak se lideri Rijeka (62)./Indeksonline/