75 Mall Live Search
20:34 / E Diele, 25 Maj 2025 / G T

Arbër Hoxha mbetet pa titull, Rijeka triumfon në xhiron e fundit në Kroaci

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha ka mbetur pa titull me Dinamo Zagrebin.

Edhe pse skuadra e Dinamos e bëri detyrën në xhiron e fundit, duke fituar 1:0 ndaj Varazdin, nuk mjaftoi për t’u shpallur kampion, shkruan Indeksonline

Rijeka shënoi fitore 2:0 ndaj Slaven Belupo dhe kështu me pikë të njëjta (nga 65) triumfon për sezonin 2024/25 në elitën e futbollit kroat.

Afër Rijekës dhe Dinamos ishte edhe Hajduk Split, që e mbylli sezonin në vendin e tretë me 63 pikë./Indeksonline/