75 Mall Live Search
12:19 / E Mërkurë, 09 Prill 2025 / L K

Arbër Hoxha mbetet pa trajner, ish-topi i artë shkarkohet nga skuadra kroate

Dinamo Zagreb e ka shkarkuar nga detyra e trajnerit Fabio Cannavaron. Ky është lajmi i fundit që jipet në mediat kroate.

Drejtuesit e klubit morën vendim në mëngjesin e sotëm duke mos i dhanë as shansin e fundit për drejtimin e skuadrës ndaj Osijekut. Ish-topi i artë e ka drejtuar gjigantin kroat vetëm 100 ditë.

Shkarkimi i Cannavaros mund të jetë një lajm i mirë edhe për Arbër Hoxhën pasi që nën drejtimin e tij istogasi nuk gjente shumë minutazh në fushë.

Derisa të merret një vendim për një menaxher të ri të dhomave të zhveshjes, ka të ngjarë që skuadra të drejtohet nga ndihmësi i Cannavaro, Sandro Perkoviq./Indeksonline/