75 Mall Live Search
22:32 / E Shtunë, 18 Tetor 2025 / G T

Arbër Hoxha merr çmimin “futbollisti i muajit” te Dinamo Zagrebi

Futbollisti i Komëbtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha ka marrë çmimin e “futbollistit të muajit” te Dinamo Zagrebi.

Hoxha këtë çmim e mori para ndeshjes së sotshme mes Dinamos dhe Osijekut, që u mbyll me fitore të vendasve me shifrat 2:1, shkruan Indeksonline

Sulmuesi anësor nga Istogu, në nëntë ndeshje këtë sezon në ligë ka shënuar dy gola dhe ka bërë dy asiste.

Kujtojmë që ditë më parë ai shënoi golin e tij të parë me fanellën e Kombëtares së Shqipërisë, ndaj Jordanisë në miqësore./Indeksonline/