75 Mall Live Search
11:35 / E Diele, 29 Dhjetor 2024 / L A

Arbër Hoxha mund të bëhet me trajner të ri, në listë legjenda italiane

Dinamo Zagrebi duket se është afër të shkarkojë trajnerin e tyre Nenad Bjelica.

E gjithë kjo vjen pas rezultateve të dobëta të kampionëve kroat, ku të cilët gjenden në vendin e tretë në ligën e Kroacisë.

Sipas gazetarit të njohur italian Fabrizio Romano, gjigandi kroat ka në mendje ish-fituesin e Topit të Artë, legjendën italiane Fabio Cannavaron.

Kujtojmë se te Dinamo Zagrebi, bëjnë pjesë dy shqiptarët Arbër Hoxha dhe Arijan Ademi.

Cannavaro, është pa skuadër që nga qershori i këtij ku u largua nga Udinese, pasi ndihmoi skuadrën të shmangte rënien në “Serie B”./IndeksOnline/