75 Mall Live Search
20:54 / E Premte, 24 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Arbër Hoxha shënon supergol, ndihmon Slaven Belupon ti rikthehet fitoreve (VIDEO)

Arbër Hoxha edhe njëherë e ka vërtetuar formën e mirë që po kalon këtë sezon.

Futbollisti kosovar sonte ka shënuar një ga golat për skuadrën e Slaven Belupos, në fitoren 3-1 ndaj Lokomotiva Zagrebit, shkruan IndeksOnline.

Hoxha shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 14-rë, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Ky është goli i katërt për 25-vjeçarin këtë seozn në kampionatin kroat.

Kjo është fitorja e parë për Slaven Belupon pas katër ndeshjeve, duke shkuar në kuotën e 17 pikëve dhe renditet në pozitën e shtatë./IndeksOnline/