Arbër Hoxha shpallet lojtari i muajit në Kroaci

Futbollisti kosovar, Arbër Hoxha është shpallur lojtari i muajit shtator në Kroaci.
26-vjeçari po kalon momente fantastike me Dinamo Zagrebin, ku duket një rilindje e tij, shkruan IndeksOnline.
Përkundër se ende nuk po ka minutazhen maksimale, në dy ndeshje të zhvilluara në kampionatin kroat gjatë muajit shtator, Arbër Hoxha ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim.
Hoxha ka qenë vendimtar në momentet kyçe. Ai shkëlqeu në derbin ndaj Hajdukut,, duke shënuar gol, ndërsa në përballjen ndaj Slaven Belupos shënoi një gol dhe dhuroi një asistim në vetëm 45 minuta lojë.
Madje mesfushori istogas bëri një asistim edhe në ndeshjen Dinamo Zagreb – Fenerbahche, në Europa League.
Hoxha morri 102.1 pikë, duke lënë prapa futbollistin e Osijek, Nail Omeroviç, me 78.0 pikë./IndeksOnline/
Arber Hoxha has won the HNL Player of the Month award for September!#HNL #Dinamo #Hoxha pic.twitter.com/K2IqsbUODn
— Croatian Football (@CroatiaFooty) October 2, 2025