75 Mall Live Search
20:40 / E Hënë, 13 Janar 2020 / indeksADMonline

Arbër Hoxha tregon se si u prit në Kombëtare nga futbollistët e tjerë

Arbër Hoxha ishte një nga futbollistët e Superligës së Kosovës që debutoi me Kombëtaren e Kosovës në ndeshjen e djeshme kundër Suedisë.

Hoxha dhe po ashtu edhe futbollistët e tjerë kanë treguar se me të vërtetë kanë potencial të jenë pjesë e Kombëtares A.

Në lidhje me ndeshjen e djeshme për IndeksOnline foli edhe Hoxha i cili tregoi se ishte një ndjenjë e papërshkrueshme për të.

Ishte një ndjenjë e papërshkrushme për mua që debutova për herë të parë në Kombëtaren A, shpresoj që në një të ardhme të afërt të jem pjesë e rregullt e Kombëtares”, tha futbollisti i Ballkanit.

Po ashtu Arbëri ishte falënderues edhe ndaj trajnerit të Kombëtares për ftesën që të luajë me këtë skuadër, kurse në pyetjen se a duhet të ketë më shumë futbollist të Superligës në Kombëtaren A, mesfushori tregoi se është vendim i Challandes, shkruan IndeksOnline.

Falenderoj selektorin Challandes që më grumbulloj për këtë ndeshje  , sa i përket lojtarve të Superligës vendos ai vet se a është nevoja apo jo”.

Arbër Hoxha u shpreh mjaftë mirënjohës edhe ndaj futbollistëve të tjerë të Kombëtares, të cilët e kanë pritur mjaftë mirë në skuadër.

Ishte një eksperienc mjaftë e mirë  të stërvitem me lojtar që  jan aty që një kohë të gjaë dhe na respektuan në mënyrën më të mirë të mundshme” përfundoi Hoxha./Indeksonline/.